Arbër Çepani, pas "Big Brother"

Arbër Çepani, la përkohësisht jetën e studentit në Itali, për t’u bërë pjesë e programit “Big Brother”, për të dalë edhe fituesi i edicionit të parë të këtij ''reality show''.
Në një intervistë për mediat shqiptare ai ka bërë të ditur se është nga ata djemtë që më shumë se daljet shijon shtëpinë, në të gjitha dimensionet e saj, dhe se është tmerrësisht dembel për gjërat që nuk i pëlqejnë.
"Jam tmerrësisht dembel për gjërat që nuk më pëlqejnë! Mund të punoj edhe 24 orë pa pushim dhe mezi të pres të vijë e nesërmja për të vazhduar punën për gjërat që kam pasion dhe më pëlqejnë. Gjithsecili nga ne duhet të kuptojë për çfarë është i prirur dhe të punojë me fanatizëm për të arritur atë çka beson! Dembelizmi është rrjedhojë e të bërit gjëra që nuk na entuziazmojnë," ka thënë ai për "Mapo".
Çepani ka thënë se e pëlqen punën që bën: "Më pëlqen pafund puna që bëj në shoqërinë civile, në dobi të një komuniteti më të gjerë, sesa thjesht rrethi personal dhe gjithashtu për të ndjekur një tjetër pasion të vjetër që kam, historinë".Arberi ka filluar edhe studimet në Tiranë, për një fakultet të dytë historie. /Indeksonline/