E Diel, 1 Nëntor 2026

Arbërie Nagavci garon si kandidate e VV-së në Gjakovë?

Arbërie Nagavci garon si kandidate për kryetare të komunës në Gjakovë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Burimet e Indeksonline të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje thonë se Nagavci e ka vendosur kandidaturën për garën e brendshmë të VV-së.

Ditë më parë Nagavci refuzoi ofertën e AKR-së për ta përfaqësuar këtë subjekt në KQZ, pas kërkesës për shkarkim të Fadil Malokut nga ky post. Ajo refuzoi publikisht këtë post me arsyetimin se qëndrimet e subjektit që e propozonte bien ndesh me parimet e saj për ta respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›