E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e postës, arrestohet e shoqja e ish-ministrit

Policia ka njoftuar sot arrestimin e njërës nga dy të dyshuarat në arrati, që akuzohen për moskryerjen e detyrave ligjore në funksion të sigurimit të mjeteve të Postës në Çair.

Ajo është 48-vjeçarja V.B, e shoqja e një ish-ministri nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

E dyshuara është arrestuar ditën e mërkurë, pas një jave arrati, njofton Zhurnal.

Policia është në kërkim edhe të dyshuarës tjetër, e cila mendohet të jetë larguar jashtë vendit.

Të 10 të arrestuarit akuzohen se kanë mundësuar, duke bërë lëshime serioze në protokollin e sigurisë, grabitjen e 211 mijë eurove nga Posta e Çairit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›