Arbitrat ne site. Fshf kontroll punes se gjyqtarevel

Ata janë pjesë e rëndësishme e futbollit dhe si të tillë gjithmonë në shënjestër të kritikave, por duke filluar nga sezoni i ardhshëm arbitrat shqiptarë do të kalojnë në “sitë” të komisioneve të arbitrimit në Federatë.
Kjo e fundit ka ndryshuar sistemin e përcaktimit të arbitarave të ndeshjeve. Në një intervistë për AS, Kryetari I Komisionit të Dizenjimit, Tahir Kastrati shpjegon mënyrën e përcaktimit të xhaketave të zeza, performanca e të cilëve do të kalojë në një skaner të vërtetë mbështetur në protokollet e ndeshjeve, relacionit të vëzhguesëve, por edhe të pamjeve televizive.Tahir Kastrati thotë se është miratuar dhe përpunuar duke u mbështetur te përvoja europiane një regullore e re por është ngritur dhe Komisioni i Vlerësimit dhe Meritës që kryen një vlerësim sistematik mbështetur në protokollet e ndeshjeve, relacionit të vëzhguesëve, por edhe të pamjeve televizive. Me këto ndryshime Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të minimizojë kritikat që kanë shoqëruar arbitrat në vitet e fundit.
Aty ku ka punë, kontroll dhe vlerësim të drejtë e të gjithanshëm mendoj se minimizohen defektet thotë Kastrati. Federata në bashkëpunim me sektorin e arbitrimit po organizojnë në Tiranë një seminar teoriko-praktik, i cili vlen dhe për testimin e xhaketave të zeza të futbollit shqiptar.
Nertan Prifti