Kosove marreveshje me BB

Në kuadër të projekteve të fuqizimit të sektorit financiar dhe infrastrukturës së tregut financiar, Banka Botërore për Kosovën ka akorduar një kredi 4.5 milion euro.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova tani është e përqendruar të ndërtojë një sistem më efikas financiar.Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës u shpreh se ”Stabiliteti financiar i vendit është jetik për zhvillim e qëndrueshëm dhe afatgjatë. Në këtë kuadër projekti ka për objektiv rritjen e stabilitetit dhe zhvillimin financiar dhe sforcimin e infrastrukturës së tregut të këtij sektori.”
Ndërsa menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Ranjit Nayak, tha se Banka Botërore e mbështet qeverinë e Kosovës në arritjen e objektivave në sektorin financiar. Ranjit Nayak tha se "ky projekt është aprovuar ne bordi i Bankës Botërore në 14 qershor. Projekti do të mundësojë zhvillimin e tregut financiar përgjatë Evropës Juglindore.”
Projekti do të financohet nga IDA Kredit për një afat maturimi 20 vjet.
Sala Mehmeti