Skulpturat ne katalog. Fotografohen 700 vepra ne GKA
700 vepra në skulpturë, pasuri e Galerisë Kombëtare të Arteve do të fotografohen dhe katalogohen në mënyrë të detajuar. Procesi i nisur nga specilaistët e galerisë do të sigurojë të dhëna më të plota dhe brenda kritereve bashkohore të këtyre veprave.
Ylli Drishti, studiues arti në galerinë kombëtare thotë se tani do të fotografohen në mënyrë të detajuar, pasi më parë kanë pasur vetëm një foto bardhe e zi. Në këtë mënyrë do të arrihet të vlerësohet gjendja e tyre dhe nevoja për restaurim.Sipas specialistëve katalogimi i plotë i skupturave të Galerisë do të ndihmojë institucionin edhe për të krijura ekspozita brenda dhe jashtë vendit, të cilat shpesh kanë munguar. Drishti deklaron se çdo vepër do të ketë një pasaportë dhe do të mund të krijojmë ekspozita vetëm në skulpturë
Nga 700 vepra, pjesë e fondit të galerisë të cilat nisin që nga vitet 40, aktualisht në salla janë ekspozuar vetëm 19 vepra.