Arbitri më i mirë në botë, mbyll karrierën
Lubos Mishel, arbitri më i mirë i botës sot për sot, ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij, ndonëse është vetëm 40 vjeç. Lajmi u bë i ditur nga Federata Sllovake e Futbollit. Mishel ka thënë vetëm që tërhiqet për "arsye personale dhe shëndeti", duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Gjyqtari sllovak konsiderohej më i miri në qarkullim. Në muajin maj ai gjykoi finalen e Champions League mes Çelsit dhe Mançester Junajtid, duke treguar sërish një nivel tejet të lartë në gjykim.
(d.b/BalkanWeb)