Lika ka një shqetësim para Dinamos: Arbitri!
Altin Latifi
Nëse ndëshkohesh nga një penallti fantazmë në një ndeshje ku të duhet patjetër fitorja, natyrisht që do të frikësohesh. Pas ndeshjes me Bylisin, trajneri i Partizanit Hasan Lika është më i qetë, duke u përqendruar vetëm tek stërvitja e ekipit. Por, nuk mund të lërë në harresë faktorët e jashtëm, siç janë arbitrat, që aq shumë ndikojnë në një ndeshje futbolli. Nesër Partizani do të ketë përballë Dinamon, skuadrën me të cilën diskutoi deri në sekondën e fundit titullin kampion një vit më parë. Gjyqtar do të jetë Artan Taullaj, të cilit i duhet të drejtojë ndeshjen më të rëndësishme të javës.
Profesor, të shtunën është derbi. Pritet një reagim nga skuadra, do të vijë në këtë sfidë?
Derbi me Dinamon është një ndeshje shumë e fortë, por ne na duhen patjetër pikët. Ne do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin, ndoshta do të arrijmë t'i marrim.
Vjet ndaj Dinamos humbët titullin...Cfarë kujtoni ende nga ajo ndeshje?
Ajo ishte një histori komplet tjetër. Tani ndeshemi në pozita shumë të ndryshme dhe ekipet kanë objektiva të tjera. Ne ia kemi bërë hyzmetin gjatë gjithë javës dhe tani të shohim, do të jetë fusha ajo që do të vendosë.
Si duket gjendja e skuadrës në prag të këtij takimi?
Mund të them mirë, pasi jemi stërvitur rregullisht. Problem kemi vetëm mungesën e Gjylës, i skualifikuar për arsye kartonash.
Jeni ankuar shpesh për arbitrat, rasti i fundit ishte ai i Guçes ndaj Bylisit. Çfarë prisni nga arbitri në këtë ndeshje?
Pres vetëm drejtësi, asgjë më shumë. Normalisht arbitrat ndikojnë shumë dhe unë kërkoj që ata të ndihmojnë në zhvillimin e një ndeshje normale. Nuk dua ndere, por vetëm drejtësi.
Normalisht skuadra vjen pas një periudhe jo të mirë, të jemi realistë. Mund të vijë kthesa në këtë ndeshje me Dinamon? Kundërshtari duket vërtetë shumë i fortë për këtë Partizan..?
Shikoni, derbi është derbi dhe është një takim shumë i rëndësishëm. Por, e thashë që ne na duhen pikët tani. Vetëm ato kanë rëndësi dhe asgjë tjetër. Nuk e di ç'të them tjetër, por do të futemi në fushë me mendimin për të dhënë maksimumin tonë.
Në këtë periudhë jo të mirë, shumë probleme duket se vijnë nga jashtë. Ka edhe njëfarë largësie nga presidenti përshembull. Mendoni se mund të ndikojë kjo?
Natyrisht që gjëra të tilla ndikojnë, por gjithë kjo stërvitje që kemi zhvilluar gjatë javës besoj se do shërbejë për diçka apo jo? Unë them se do të kemi një reagim, pasi na duhen pikë, sidomos në këto momente.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)