E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arbri-Franceskes Arbri ska te dashur ka pasur para dy vjetesh

Arbri del ne kopsht per te pire cigare i shoqeruar nga Franceska. Ajo eshte kurioze te dije se cfare bisede ka bere Arbri pak me perpara me Ermalin. Ajo kerkon te dije nese Ermali eshte i lidhur jashte shtepise apo jo. Arbri nuk do qe ti tregoje detaje por i thote se ai aktualisht nuk eshte i lidhur. Ka pasur nje lidhje para dy vjetesh dhe po te ishte ende do te ta thosha i thote Arbri. Ai e keshillon qe ajo ti shijoje ditet e qendrimit brenda ne shtepi por Franceska thote se mendon edhe per lumturine e te dashures se tij e cila eshte duke e pritur nese ekziston. Arbri thote se Ermali eshte djale i mire dhe se nuk duhet qe te kete frike nga ai. E di qe eshte djale i mire prandaj u afrova shprehet Franceska.

Me pas ata flasin per pushimet e veres dhe per shoqerine qe mund te kene me njeri-tjetrin kur te dalin nga shtepia.

Liami dhe Ermali te cilet jane vetem brenda dhomes-burg fillojne te diskutojne per nominimet qe mund te behen jave pas jave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›