E Diel, 1 Nëntor 2026

Edgari dhe Liami te paret qe zgjohen

Banori i pare qe zgjohet mengjesin e sotem ende pa u ndezur dritat nga Vellai i Madh eshte Edgari i cili kujdeset duke i nderruar baterite banoreve ne dhomen e gjumit. Pas tij zgjohet Liami i cili ben gjimnastiken e mengjesit te hekurat e dhomes-burg.

Liami fillon te flase me vete ne menyre qe te zgjohen edhe shoket e tij te dhomes por kur e shikon qe tentativa e tij ska rezultat shtrihet serish per te fjetur gjume nderkohe qe Vellai i Madh tashme ka ndezur dritat.

Vellai i Madh vendos muzike ne sfond e cila e kenaq shume Liamin dhe fillon qe te kerceje i vetem ne dhomen-burg.
Me vendosjen e muzikes fillojne qe te zgjohen nje e nga nje edhe banoret e tjere ne dhomen e gjumit.

Edgari del jashte per te shijuar rrezet e diellit dhe fillon te kerceje edhe ai me muziken e vendosur nga Vellai i Madh.

Liami ka nevoje qe te dale nga dhoma-burg dhe kerkon rojen por atje nuk shkon askush. Edgari revoltohet dhe thote se eshte e pamundur qe ti beje njerezit te ndergjegjshem pasi banori qe e ka radhen duhet te ishte atje pa ia kerkuar askush.

Me pas Edgari shkon ne kuzhine dhe fillon qe te merret me pastrimin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›