E Diel, 1 Nëntor 2026

Arbri dhe Genta komentojne banoret Graciano skualifikohet nga prova

Disa nga banoret te cilet kane dale ne kopsht bejne shaka e qeshin me njeri-tjetrin duke krijuar momente gazmore ne shtepine e Big Brother. Ndersa Liami i cili vazhdon ende qe te jete duke kryer proven javore shkon rrotull shtepise brenda ne kuti.

Arbri dhe Genta diskutojne me njeri-tjetrin ne lidhje me banoret brenda shtepise. Genta vecon Gracianon nga te gjithe te tjeret duke thene se eshte i vetmi qe ka shpirt te paster. Ndersa Arbri thote se Liami eshte banori i preferuar i tij por vecon edhe Genten dhe Lorin nga vajzat brenda shtepise.

Graciano ngre flamurin per te shkuar ne tualet nderkohe qe konsumon nje cokollate fshehurazi pasi zbulohet ai njoftohet nga Vellai i Madh se duhet te braktise proven javore.

Ermali fillon qe te flase duke i ofenduar banoret. Ai merr shkas nga sjellja e Gracianos i cili ka thyer rregullat e proves javore. Ermali flet me Elvisin duke komentuar qendrimin e prej 6 oresh brenda ne kuti dhe thote se do te qendroje edhe 9 ore te tjera. Ndersa Elvisi thote se kerkon qe te vendoset ne prove me veten per te pare se sa kohe mund te rrije pa gjume.

Disa nga banoret shkojne ne dhomen e gjumit dhe fillojne te flasin me njeri-tjetrin ndersa Klaudja e cila eshte shtrire per te fjetur gjume u kerkon atyre qe te mos flasin sepse nuk fle dot duke degjuar zhurma. Disa nga banoret shtrihen per te fjetur gjume ndersa disa te tjere vazhdojne bisedat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›