Kreu i Parlamentit saudit ne Tirane
Me ftese te kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ne datat 8 dhe 9 nentor do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Tirane delegacioni i Parlamentit te Arabise Saudite i kryesuar nga kryetari Sh.T. Dr. Abdullah bin Muhamed bin Ibrahim Al-Al Sheikh. Kjo eshte vizita me e larte e nje autoriteti saudit ne Shqiperi. Vizita synon thellimin dhe forcimin e metejshem te bashkepunimit ndermjet dy vendeve ne fushen politike dhe ekonomike. Kreu i Parlamentit te Arabise Saudite do te takohet fillimisht me homologen e tij Topalli ku me pas do te kete dhe nje konference per shtyp e me pas ai do te vazhdoje takimet zyrtare me Presidentin e Republikes Bamir Topi si dhe ne mesdite do te pritet nga kryeministri Sali Berisha. Gjate vizites ne Tirane delegacioni i Parlamentit te Arabise Saudite do te takohet edhe me ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto.