E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ne politike zhvillimi PS politike nihilizmi

Postriba eshte Nderi i Kombit sepse baballaret dhe gjysherit tuaj nderuan lirine me sakrificat me sublime dhe nuk u mposhten. Baballaret dhe gjysherit tuaj sakrifikuan ne menyre qe sot Shqiptaret te levizin te lire ne mbare Evropen u shpreh kryeministri.

Berisha theksoi se gjate mandatit te ardhshem tre vjecar qeveria do te asfaltoje cdo rruge si dhe do te rindertoje cdo shkolle e ujesjelles e kanalizimet te kesaj komune. Kryeministri theksoi se rruga e Prekalit do te nise shume shpejt nga ndertimi pasi projekti per ndertimin e saj eshte gati.

Ai i beri thirrje fermereve te zones te aplikojne per te marre subvencione per te gjitha kulturat frutore pasi qeveria do te subvencionoje cdo rrenje ulliri molle shege geshtenje bajame lajthi qe ata do te mbjellin.

Sot ne jemi se bashku ne nje perpjekje te madhe te ndershme serioze per ta ndryshuar cdo dite Postriben Shkodren dhe Shqiperine u shpreh kryeministri duke shtuar se krahas kesaj qendron alternativa e mohimit nihilizmit e shpifjes dhe e trillimit e opozites e cila eshte ne gjendje ti ofroje shqiptareve vetem kutite.

Krahas kesaj qendron alternativa tjeter. Alternativa e mohimin e nihilizmit alternativa e shpifjes alternativa e trillimit. Ju keni kaq kohe qe i degjoni ata ju bej thirrje ne ndergjegjen tuaj beni nje pyetje cfare ofroni ju zoterinj per ne. Mire kjo qeveri paska te meta por ju cfare ju ofroni qytetareve shqiptare kutite kutite dhe vetem kutite . A jeni ju deshmitare te qendrimeve te tyre te egra kunder leternjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike. A mund te fitonim ne te drejten e levizjes pa pasaporta biometrike dhe te leternjoftimeve elektronike. A jeni deshmitare ju se cfare bene keta zoterinj per regjistrin e gjendjes civile dhe se cdo dite perpiqen ta nxijne vijoi Berisha.

Gjate kesaj vizite kryeministri Berisha shoqerohej edhe nga Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli Kryetari i Bashkise z.Lorenc Luka deputete te zones dhe qeveritare vendore.

2010-11-07 1357

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›