E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ardenica Restaurant & Wine” në Kolonjë, përvojë autentike mes natyrës dhe traditës

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Pranë Manastirit të Ardenicës, “Ardenica Restaurant & Wine” po shndërrohet në destinacion që ndërthur mikpritjen tradicionale, kuzhinën e zonës dhe përvojën e verërave cilësore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale pamje nga kjo sipërmarrje e cila është mbështetur nga AZHBR, përmes programit IPARD.

“Ardenica Restaurant & Wine, në Kolonjë të Lushnjës, pranë Manastirit të Ardenicës, një destinacion që ndërthur mikpritjen tradicionale, kuzhinën e zonës dhe verërat cilësore”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo sipërmarrje promovon turizmin rural dhe produktet vendase, duke u ofruar vizitorëve një përvojë autentike mes natyrës dhe traditës.

“Ardenica Restaurant & Wine” përfaqëson shembull të sipërmarrjeve që lidhin bujqësinë, gastronominë dhe turizmin, duke nxitur ekonominë lokale dhe vlerësimin e produkteve të territorit.

1 nga 10

/m.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›