Të ardhurat në buxhet, rritje dyshifrore-Janë 410.6 miliardë lekë,tatim-fitimi mbetet nën pritshmëri

Financat publike të Shqipërisë kanë vijuar të përmirësohen në vitin 2026. Studimi nga të dhënat zyrtare konfirmon se me 410.6 miliardë lekë rritja me një vit më parë është 12.2%, por edhe 5% mbi planin.
Sipas studimit, një analizë të menjëhershme sektoriale do të bënte të kuptohej nëse kjo lidhet me riinvestimet e bizneseve apo me tkurrjen e fitimeve, ashtu sikundër fokusi mbi shpenzimet korrente.
“E bazuar sa te efektet që mund të vijnë nga çmimet, por edhe te zgjerimi i bazës që ka dhënë kontribute dhe kryesisht TVSH-ja, tatimi mbi të ardhurat personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të ardhurave sa nga efekti i rritjes së pagave, por dhe nga efekti i zgjerimit të bazës tatimore për këtë tatim. Nga ana tjetër, tërësia e të ardhurave ka krijuar një mundësi për të bërë një buxhet edhe më ekspansiv dhe më të gjallë në aspektin e atyre çfarë ka pasur objektiva.”
Brenda prurjeve, sipas studimit sinjal për t’u ndjekur nga administrata është tatim-fitimi me 5.4 miliardë lekë nën plan.
“Një nga ato çfarë ne kemi analizuar është treguesi që jep një sinjal për rentabilitetin nga njëra anë të normave të fitimit të kompanive shqiptare, por nga ana tjetër edhe me mënyrën se si ato mund të jenë impostuar nëpërmjet riinvestimeve që bëjnë me fitimet që nxjerrin apo dhe mënyrën se si ato e deklarojnë.”
Sipas studimit, një analizë të menjëhershme sektoriale do të bënte të kuptohej nëse kjo lidhet me riinvestimet e bizneseve apo me tkurrjen e fitimeve, ashtu sikundër fokusi mbi shpenzimet korrente.
“Kryesisht janë ato që lidhen me pagat, të cilat më së shumti në analizën që ne kemi parë lidhen ose me mungesa të caktuara të stafeve, pra nuk në raport me planifikimin ose dhe me aspekte që varet se si politikat janë zbatuar në raport me atë çfarë ka planifikuar buxheti në respekt të shpenzimeve për paga, por dhe për kontribute të sigurimeve.”
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/