E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardi kthehet për shërim në Francë

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 21:30

Ardi Vrenezi, 16-vjecari nga Malisheva, më në fund është transferuar nga Kosova në Francë për t’u shëruar. Pasi ai dhe familja e tij u dëbuan nga autoritetet franceze vitin e kaluar, si emigrantë të paligjshëm, kohëve të fundit, pas presioneve të shoqërisë civile në Francë, Vrenezit iu dha e drejta e kthimit në rajonin Lorraine të Francës.

Ky rikthim i adoleshentit u bë i mundur pasi u vërtetua se në Kosovë nuk ka kushte për shërimin e tij, si dhe pas presionit të shoqërisë civile atje për faktin se i sëmuri ishte hequr nga spitali dhe ishte riatdhesuar në Kosovë.

Familja Vrenezi u kthye në Francë me një avion mjekësor dhe arriti në Metz-Frescaty. Në mbështetje të kthimit të Ardit në Francë ishin shprehur edhe disa politikanë francezë dhe shoqata të ndryshme, duke përfshirë edhe ato të emigrantëve si dhe OJQ të ndryshme si ajo e arsimit, e të drejtave të njeriut, si dhe shoqata franceze e të paralizuarve, e cila bëri fushatë për kthimin e familjes duke nënshkruar një peticion i cili mblodhi disa mijëra të nënshkrime.

Gazeta Express kishte raportuar muaj më parë për këtë rast, gjendjen shëndetësore të përkeqësuar të Ardit dhe për kushtet e vështira të familjes.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›