E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Kycyku anetar i nje brezi vetem fale leternjoftimit

shte hera e pare qe Kycyku prezantohet zyrtarisht me autore shqiptare te brezit te tij ne Panairin e Lajpcigut qe u hap dje. Autor dygjuhesh shqip dhe rumanisht edhe ate pak njohje qe gezon ne Tirane e ka fale Prishtines

Ardian Kycyku eshte shkrimtar shqiptar dhe rumun pasi prej afer dy dekadash jeton ne Bukuresht dhe shkruan ne te dy gjuhet.


Marredheniet e librave te tij me lexuesin shqiptar nuk jane te natyrshme ngaqe nuk e njohin njeri -tjetrin. Hyrja e librave te tij ndodh ne Shqiperi nepermjet Kosoves po edhe Bukureshtit te larget ku ai boton nen siglen e Sh. B. Librarium Haemus kulture shqiptare.


shte hera e pare qe Kycyku prezantohet zyrtarisht me autore shqiptare te brezit te tij ne Panairin e Lajpcigut qe u hap dje. Por edhe kete here ai nuk eshte propozuar nga institucionet shqiptare Ministria e Kultures dhe Shoqata e Botuesve bashke me Ervin Hatibin. Ne distance shkrimtari dha per shekullin nje interviste te shkurter pikerisht per keto distanca pjeserisht te justifikueshme aq edhe te pamerituara te vendit te origjines me punen e tij.


Ju merrni pjese ne Panairin e Lajpcigut me nje numer shkrimtaresh te nje brezi me ju. Sa i informuar dhe i interesuar per ta njohur kete letersi jeni ju

Qysh nga viti 1998 kur e ftuar nderi ishte Rumania eshte hera e pare qe marr pjese si perfaqesues i letrave shqipe. E shoh veten anetar te nje brezi vetem fale leternjoftimit. Vendi dhe cilesia e librave kane tjeter moshe ne letra.


Por nuk kam lene pa bere ate qe mund te behej njeherazi me shkrimin ne dy gjuhe ne nje antologji qe hartova dhe u botua ne Bukuresht ne vitin 2003 Nje alfabet i poezise shqipe kam perfshire zerat me te njohur por edhe disa nga te panjohurit e ketij brezi.


Ka ndodhur gjithashtu qe ta permend krijimtarine e tyre ne disa intervista ne shtyp e televizion me emra jo ne tufe as ne vathe duke u kujdesur qe asnjeri te mos ndihet pjesetar i nje breznie letrare ne dem te asaj qe mendon se eshte sa me afer te vertetes.


Atehere secili ne te veten. Ne kete faze jane marredheniet tuaja materiale dhe shpirterore edhe me Shqiperine

Ne fazen e perhershme te nje djali qe ska qene e smund te jete plangprishes perkundrazi dhe qe ne heshtje shpesh per mungese kohe se sa ne mungese te nje vepre letrare per te cilen eshte me se i vetedijshem hesht me thelle dhe shkruan duke pasur gjithnje e me pak detyrime e lidhje te rendomta pertej paragjykimesh gjeografike e madje edhe historike.


Po librat vepra juaj qe te lexuesi shqiptar vjen me shume si jehone nepermjet Kosoves Keni ndonje shpjegim per kete


Shpjegimi eshte i hershem dhe mund ta jepnin shume nga ata pak autore shqiptare te cilet trualli i lindjes i ka perndjekur dhe eshte munduar ti ngujoje te pakten ne harresen e tani-se Kosova e ka pare dhe e ka trajtuar gjithmone ndryshe kulturen mbareshqiptare. Risia vlera artistike dhe kumti jane ngritur shpesh mbi synime dhe mbi arsye jashteletrare. Nuk di si do te kishin rrjedhur gjerat nese Prishtina nuk do te me botonte ne fillim te 1997-es romanin Mortet shkruar ne vitin 1988.


Qysh atehere jo rralle njihem si autor kosovar dhe si babai i Morteve pa permendur nje paraqitje te paharrueshme qe iu be ketij romani pikerisht ne zyren e te ndjerit Ibrahim Rugova ne shkurtin e 1998-es dhe ku me nderuan me pranine e tyre disa nga emrat e medhenj te kultures se atjeshme. Pasuan mbi dhjete vellime venia ne skene e pjeses Shkelqesi ne Teatrin Kombetar te Kosoves etj.


fare ndodh me lenden letrare a ka ndikim tek ajo fakti qe autori eshte dygjuhesh
Duhet pare me me qetesi e madje me dashuri kjo puna e dygjuhesise se edhe shqiponja e flamurit ka dy gjuhe jo nje.


Sa per lenden letrare mbetem ne bindjen se nuk eshte fjala per dy identitete shkrimtari qe perjashtohen mesveti por per nje identitet me gati nje shqise me teper ose me nje shqise te cilen vetem trandja dhe vegimet e mergimit mund ta zgjojne. Anet e tjera hollesite stilistike masa dhe cilesia e humorit kahet e metafores ose gjer edhe aftesia e kumtit per te mos u zbehur etj. jane me fort teknike ndonese te zgjedhin e nuk i zgjedh ti.


Si e ndjeni klimen kulturore ne Rumani dhe si ka ndikuar ne komunikimin me vepren tuaj
Per aq kohe sa me tepron nga shkrimet dhe per aq natyrshmeri sa me nevojitet klima kulturore ne Rumani mbetet e perkryer. Por do te me duhet ta perseris nuk jam nga ata qe bejne buje ose qe e mbeshtetin ecurine e vepres ne te qenin i huaj.


Librat e mi ne rumanisht jane krejt te tjere nga ata shqip dhe bartin nje bote shqiptare e ballkanase te personalizuar ku shpirterimi dhe poetika rumune kane vendin e vet ashtu sic ka bota bizantine copeza te botes orientale marredheniet tona me njeri-tjetrin e sidomos me ata qe na njohin vetem permes librave e gazetave.


Nga ana tjeter fale perkthimeve te tim eti dhe botimeve te Revistes Haemus dhe Sh. B. Librarium Haemus mund ta them pa ndrojtje se kultura shqiptare ka nje pamje tjeter me te plote me te qarte e me te admiruar ne boten rumune.

fare jeni duke shkruar tani


Kam perfunduar nje pjese te re teatri ne shqip. Po punoj me nje liber ne shqip - qe mund te dale nga shtypi ne nje shtepi botuese serioze ne Shqiperi - dhe me nje skenar filmi ne rumanisht.


Shkurt per Ardian Kycykun...


...i lindur me 1969 ne Pogradec Ph.D ne teologji dhe docent ne shkencat humane dhe te komunikimit eshte dekan i Fakultetit te Arteve dhe Shkencave ne U.R.S.A. Gh.Cristea te Bukureshtit. Vepra letrare shkruar e botuar ne shqip Ne perandorine e gurit Mortet Nata pas vitit zero Perkthimi Muza e Lojes Lumenjte e Saharase Oreksi per buken e qiellit Diva ose Ngrenesi i Luleve Engjejt e tepert Kristali dhe hienat Sy Si u pushtua mendustani Home Ne vend te Perjetesise Puthme skelet zv.Libri Ati Gjaku asnjanes Shkelqesi.


Ne gjuhen rumune ka botuar Viti kur u shpik mjellma E fshehta e embel e marrezise Nje fis i lavdishem e qe jep shpirt Hyu Epigon Dashuri me shikim te fundit Trilogjia Shtetrrethim - roman i shkruar me shume pak thonjeza Ish-roman me dashuri konspiracion Empatikoni/Libri i jetes se parakohshme Vend per nje kukull te vetme Nje alfabet i poezise shqipe antologji Koha e zevendesve liber-interviste Hyrje ne semiotike Shenjat dhe Keshtjella ligjerata universitare. Bashkethemelues dhe bashkedrejtues i Revistes Haemus. Themelues dhe kryeredaktor i revistes universitare ComunIQue.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›