E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Gjyqtaret jo me pedagoge te jashtem

Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu gjate analizes vjetore te Gjykates se Elbasanit deklaroi se gjyqtaret kerkojne te japin mesim ne Universitete edhe pse kane ngarkese mesatarisht 1 ceshtje ne dite.


Spahiu nenvizoi faktin se ne KLD ka fluks te gjyqtareve qe bejne kerkesa per te dhene mesim si pedagoge te jashtem ne fakultete. A mundet qe nje gjyqtar qe ka ngarkese te jashtezakonshme pra sic thame deri ne 400 ceshtje te kete hapesira te tilla


Ne jemi pro kualifikimeve akademike - tha nenkryetari - por duke i dhene perparesi proceseve gjyqesore e ceshtjeve ne gjykim pasi nuk justifikohen angazhimet ne jeten akademike nese zvarriten ceshtjet civile dhe penale pertej afateve te parashikuar nga ligji.


Per sa i perket zvarritjes se proceseve gjyqesore ne Gjykaten e Elbasanit nenkryetari i KLD-se u shpreh se ka konflikte te bartura vit pas viti dhe keto ceshtje behen shkak per ankesa ne KLD per gjykaten tuaj dhe per gjyqtare ne vecanti. Se dyti perbejne shkak per mungese besimi ndaj gjyqesorit dhe vete Gjykates se Elbasanit ndersa zvarritjet ne gjithe gjykatat e vendit perbejne nje cenim ne Gjykaten Europiane te Drejtave Njeriut.


Gjirokastra ende e papergatitur per turistet


Turistet e pare kane filluar te vijne ne Gjirokaster me grupe apo individuale. Qyteti institucionet objektet artizanet tregtaret jane ne pergatitjet e fundit per te hapur e perballuar nje sezon qe synohet te jete me i suksesshmi i viteve te fundit. Por infrastruktura le ende per te deshiruar.


Shpesh specialistet e turizmit dhe kultures kane shprehur drojen se rritja e pervitshme e numrit te turisteve qe perzgjedhin Gjirokastren si destinacion turistik nuk ecen paralelisht me infrastrukturen apo cilesine e sherbimeve. Nje shembull i problemeve me infrastrukturen eshte hyrja e keshtjelles se qytetit. Ne prag te sezonit turistik rruga hyrese per ne objektin me te vizitueshem e me simbolik eshte teresisht e pandricuar ndersa shtyllat nuk kane asnje llambe.


Ndersa tre stolat qe ndodhen perballe hyrjes kryesore e prej nga ofrohet nje panorame e plote e shume e bukur e qytetit qe duhej te sherbejne per clodhje jane ne gjendje te mjerueshme. Banoret shprehen se ky realitet krijon nje imazh negativ per qytetin ne syrin e vizitoreve vendas e te huaj.


Nderkaq ne kala po behet pastrimi i bimesise nga muret ndersa burime nga zyra rajonale e Sherbimit Turistik kane bere te ditur se brenda muajit mars do te perfundoje vendosja e sinjalistikes turistike ne qytet per te celur keshtu sezonin turistik i cili dy muaj do te ece paralelisht me fushaten elektorale per zgjedhjet lokale. Parashikimet flasin per shtim te turisteve nisur nga fakti se jane shtuar agjencite turistike qe e kane perfshire Gjirokastren ne agjendat e tyre. E. Bani


Bashkia Korce Prefekti dhe PD po bojkotojne qytetin


Bashkia e Korces ka akuzuar Institucionin e Prefektit dhe Degen e Partise Demokratike ne Korce se po pengojne ne menyre sistematike zhvillimin normal te KRRT-se duke penalizuar qytetaret korcare te cilet duan te investojne ne pronat e tyre. Ngjarja me e paprecedent dhe me kosto te jashtezakonshme per qytetin ishte bojkotimi i mbledhjes se te shtunes se kaluar ku ne KRRT do te diskutohej nje pike e vetme rikonstruksioni i pazarit te vjeter te qytetit me nje fond 1 milion euro nga delegacioni europian - u shpreh zedhenesja e bashkise. Kete te shtune date 19 mars bashkia e qytetit ka thirrur perseri mbledhjen e KRRT-se per tre materiale shume te rendesishme per qytetin

rikonstruksionin e pazarit te vjeter te qytetit ndertimin e pistes se tartanit ne stadiumin Skenderbeu ndertimin e nje qendre rezidenciale per te moshuarit financuar nga organizata holandeze Shprese per Shqiperine me nje fond 1 milion euro.


Mbledhja e kesaj te shtune eshte mundesia e fundit e miratimit te rikonstruksionit te pazarit te qytetit pasi nese edhe kete here mbledhja e KRRT-se do te bojkotohet fondi prej 1 milion eurosh i delegacionit europian destinuar per pazarin do te digjet. I bejme me dije Institucionit te Prefektit dhe Deges te PD se nese do te bojkotohet edhe kjo mbledhje shume e rendesishme e KRRT-se do te perballen me reagimin e merituar te qytetit te Korces per kete penalizim te paprecedent qe po i bejne ndertimit ne qytet dhe dhjetera bizneseve te lidhura direkt me ndertimin - perfundoi zedhenesja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›