E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihen tre te rinj pezullohet shefi i komisariatit

KUOV - Konflikti i regjistruar mes nje punonjesi policie dhe tre te rinjve nga qyteti i Kucoves ka bere qe te pezullohet nga detyra shefi i komisariatit ne kete qytet. Burime prane Prokurorise se Rrethit te Beratit bejne te ditur se ceshtja tashme eshte ne duart e prokuroreve ku kane mberritur dy kallezime nje e bere nga punonjesi i policise rrugore Krenar Meco dhe nje prej prinderve te te rinjve.


I pari akuzon te rinjte per ushtrim dhune ndersa te dytet te cilet akuzojne jo vetem punonjesin e policise por dhe ata te grupit te gatshem duke i bere pergjegjes per ushtrim dhune gjate momentit te ndalimit te femijeve te tyre.


Burime te besueshme prane Drejtorise se Policise se Qarkut te Beratit bejne te ditur se eshte firmosur urdhri i pezullimit nga detyra per shefin e komisariatit te Kucoves Agim Arizi. Ketij te fundit mesohet se i eshte komunikuar dje zyrtarisht urdhri i pezullimit nga detyra deri ne momentin e zbardhjes se kesaj ceshtjeje. Urdhri qe mesohet te jete firmosur nga drejtuesit e Drejtorise se Policise se Qarkut ka bere qe shefi Arizi te lere menjehere detyren qe mban prej nje viti.


Shefi i komisariatit pezullohet nga detyra pak dite pas konfliktit te regjistruar mes disa te rinjve dhe nje punonjesi te qarkullimit rrugor ne kete komisariat konflikt ne te cilin jane perfshire me pas dhe punonjesit e grupit te gatshem. Ata akuzohen per ushtrim dhune ndaj te ndaluarve.

Kreu i organit te akuzes Xhemal Saliasi konfirmoi faktin se ka qene fillimisht punonjesi i qarkullimit rrugor Krenar Meco i cili ka depozituar denoncimin ndaj tre te rinjve Marjus Palla Dorian Nuhu dhe Amarildo Avduramani.


Meco akuzon tre te rinjte per ushtrim dhune ne kohen qe ka qene ne sherbim ngjarje kjo e regjistruar gjate dites se shtune ne qytetin e Kucoves. Nderkohe prinderit e tre te rinjve kane denoncuar punonjesin Meco dhe uniformat blu te grupit te gatshem per ushtrim dhune ndaj femijeve gjate konfliktit por dhe ne momentin qe jane shoqeruar ne komisariat. Tre te rinjte e ndaluar u paraqiten me shenja dhune ne gjykate ne seancen e caktimit te mases se sigurise.


Madje nje prej tyre mesohet se eshte paraqitur me nje raport mjeko-ligjor pasi ka pasur nje frakture ne koke.


Familjaret e te rinjve sapo kane pare shenjat e dhunes me te cilat ata u paraqiten ne gjykate kane bere menjehere denoncimin per punonjesin e policise dhe efektivat e grupit te gatshem. Tashme pritet perfundimi i hetimeve qe do te zbardhe te verteten ne lidhje me dyshimet nese ishin punonjesit e grupit te gatshem ata qe dhunuan te rinjte apo u goditen nga punonjesi Meco gjate sherrit.


Por ky konflikt i shkaktuar ka bere qe te merret masa e pezullimit per shefin e komisariatit te Kucoves nderkohe qe hetime rreth kesaj ngjarjeje ka kryer dhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›