E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Marashi: mungesa e fondeve, alarmante

Qendra e Studimeve Albanologjike, prej shkurtit te vitit 2008, mban nen tutelen e saj institutet e shkencave albanologjike, histori, gjuhe e letersi, etnografine, si dhe arkeologjine. Por, c'ka ndodhur ne keto 6 muaj?! Drejtori i qendres, Ardian Marashi, pohon ate cka ne nje fare menyre duket qartazi. "Per ne, kjo eshte nje gjendje alarmante", pohon Marashi. Ai vijon me tej: "Kjo do te thote pezullim i te gjitha projekteve shkencore te miratuara, pasi asnje prej tyre s'mund te nise pa u levruar fondet". Dhe si me qesendi, ai ironizon, duke thene: "Jemi ne nje faze pushimesh te muajit gusht!". Ne pak fjale, mungesa absolute e fondeve per kerkimet shkencore dhe per botimet qe presin levrimin e fondeve nga Ministria e Financave, do te thote nje vit i djegur per shkencen shqiptare.

Z. Marashi, prej muajit shkurt, Qendra e Studimeve Albanologjike ka nisur nga puna, momentalisht c'po ndodh?

Momenti i pare ka qene ngritja e administrates ne menyre qe qendra te mund te niste te funksiononte. Sot qendra funksionon si nje qender nderuniversitare, pra nje qender studimore shkencore, por edhe universitare, qe do te siguroje formimin ne nivelet master dhe doktorature. Ndersa, sa i takon debateve te shumta qe perqendroheshin te nevoja ose jo e nje qendre te tille, koha do ta tregoje nevojen e ekzistences se saj.

Por eficienca e kesaj qendre kur do te nise te ndjehet me gjere, ne opinionin publik pasi deri tani nuk ka pasur fonde per projekte e ekspedita?

Duke qene se kjo qender nuk ekzistonte, cdo gje do te shqyrtohej ne momentin kur qendra e formuar do te paraqiste projektet e saj. Ne i paraqitem projektet ne fillim te majit ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe ne saje te nje procedure te pershpejtuar, projektet tona, qe kishin baze te shendoshe, moren "OK" nga MASH. Menduam se fondi i kerkuar prej nesh per keto projekte, 20 milione leke do te levrohej shpejt, por Ministria e Financave nuk e ka levruar ende, pasi ajo qe ka portofolin ne dore duket se nuk pyet per nevojat urgjente te institucioneve te reja qe krijohen. Tani te gjitha shpresat jane varur te buxheti shtese, ku presim te marrim fonde per projektet tona.

Do te thote se ky eshte nje vit i djegur per shkencen shqiptare?

Vit i djegur nuk besoj dhe pse nuk eshte nje vit aspak i lehte. Ajo qe parashihet eshte se arkeologjia do te trajtohet me nje fond te vecante qe kap shifren e 14 milione eurove, per shkak te specifikes se saj teper te vecante, ku jane dieta, udhetime, germime etj. Edhe ky eshte nje fond i miratuar por qe ende nuk eshte levruar nga ministria. Por germimet me ato pak mundesi dhe jo me eficiencen e duhur vijojne.

Pra, jeni pa asnje kacidhe?

Momentalisht nuk kemi para, madje kemi edhe fatura te papaguara! Sesionet shkencore apo konferencat qe jane mbajtur, jane parashikuar ne fondin e kerkuar. Nuk jane pezulluar duke perdorur menyra te tjera, duke shpenzuar fonde te tjera te brendshme te qendres per te plotesuar urgjencat. Per ne, kjo eshte nje gjendje alarmante! Kjo do te thote pezullim i te gjitha projekteve shkencore te miratuara, pasi asnje prej tyre s'mund te nise pa u levruar fondet. Ndaj edhe tani jemi ne nje faze pushimesh te muajit gusht!

Dy nder projektet ambicioze jane edhe rishkrimet e Historise se Shqiperise dhe asaj te Letersise Shqipe...

Eshte miratuar projekti "Histori e shqiptareve te shekullit XX", pasi eshte pikerisht kjo periudhe ku jane edhe ndasite me te medha. Historia perhere rishkruhet ne varesi te kohes ku jetojme dhe kjo nuk eshte tradhti ndaj historise, por detyre, pasi historia plotesohet perhere duke u rishkruar. Ky rishkrim do te konsistoje ne faktin arkivor, pra ne dokumente qe ndodhen ne arkiva te ndryshme dhe jo me ne saje te interpretimeve te nje historiani te caktuar. Keto dokumente aktualisht te pashfrytezuara ndodhen ne arkivat dhe kancelarite te vendeve qe kane pasur influence ne Ballkan dhe ne Shqiperi me ngushtesisht. Duke iu referuar projektit qe eshte miratuar nga keshilli shkencor i qendres, jane me se 30 vende, ne te cilat studiuesit shqiptare do te hulumtojne ne arkiva per te sjelle fakte dhe dokumente te reja per historine e Shqiperise.

Sa do te gjeni mbeshtetje financiare per te mundesuar kete projekt?

Ajo qe ne kemi ne dore eshte te tregojme se keto jane te domosdoshme per shkencen shqiptare nisma te tilla. Shteti eshte bashkepunues ne momentin kur ka projekte te qarta dhe imponohen vetvetiu. Te gjithe e ndjejme se ka nje problem shume te madh interpretimi i historise se Shqiperise qe na kthen ne nje dualizem te panevojshem, dualizem qe zgjat. Pasi ne ndahemi sot sipas aktoreve qe kane bere historine ne kohen e monarkise dhe kjo s'ka pse te ndodhe. Ndersa projekti i "Historise se Letersise", do te jete nje shkrim paksa i pa distancuar nga ngjarjet. Por historia e shkruar ne vitin 1981 eshte gati e paperdorshme dhe nevoja per te shkruar nje tjeter histori eshte emergjente.

Mirepo a keni ju njerez per ta shkruar kete histori qe te jene te distancuar nga emrat e pervecem per te trajtuar fenomenin?

Kjo eshte e diskutueshme, pasi besoj se mungon baza materiale e nisjes per te shkruar nje histori te letersise te sakte, me nivel. Ajo qe kuptoj me baze materiale te nisjes eshte nje konfigurim i plote, sipas periudhave dhe autoreve. Shohim kohe pas kohe promovime autoresh, te cilet nuk i perkasin diteve tona, por viteve '30-te apo '40-te dhe prej tyre ne nuk kemi njohur thesare te tera. Duhet te kete nje studim te plote te ketyre autoreve te plote te kesaj periudhe, por edhe te pas viteve '90-te si plotes se periudhes se realizmit socialist. Te gjitha keto kane nevoje per te qene ne volume te vecanta dhe mbi bazen e tyre do te mund te shkruhet historia e letersise. Fillimisht do punohet me nje botim e titulluar "Autore shqiptare", qe nuk do te jete enciklopedik, por nje vellim ku do paraqiten te gjithe ata qe kane lene gjurme ne letersine shqipe, duke respektuar kriteret shkencore.

Deri me tani keni "jetuar" duke hartuar projekte. Kur do nise zbatimi i tyre qe t'ju shnderroje ju ne nje qender eficiente?

Problemi baze qendron te lenia e qendres ne varesi te Ministrise se Arsimit per nje periudhe gati 2-vjecare. Nderkohe qe mund te ishte vepruar ndryshe, qe te kishte nje fond te vecante, i njejte me fondin e meparshem te instituteve qe tani jane ne varesi te saj. Pasi ky do te qe nje fond qe do te lejonte punen ne rrjedhen e saj normale, dhe le te ishte viti 2009 per te vijuar me tej. Per MASH-in, ne qeme vetem nje institucion i ri, nje kungull me shume ne sqetullen e saj, e cila do te dilte me pas prej saj. Nuk gjetem aty nje vullnet per te zgjidhur shumecka. Por ne, aktualisht, si edhe shume institucione te tjera, presim buxhetin shtese te marrim "copen" tone per te vijuar punen tone. Bisedoi: Anisa Ymeri

QSA

Ministria e Financave le pezull fondet per kerkimin shkencor

Drejtori i Qendres se Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi shrehet: "Menduam se fondi i kerkuar prej nesh per projektet, qe eshte 20 milione leke do te levrohej shpejt, por Ministria e Financave nuk e ka levruar ende".

FONDET

Institucioni i ri i shkences shqiptare, i mbetur pa asnje kacidhe, si pret ndarjen e buxhetit shtese per te marre "copen" e tij ne menyre qe te vijoje puna shkencore. Per arkeologjine jane kerkuar 14 milion euro per vet specifiken e ekspeditave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›