E Diel, 1 Nëntor 2026

Rexhep Qosja promovon vepren ne Ulqin

Panairi i Librit ne Ulqin celet sot, duke rrokur edicionin e tij te 8-te. Fale nismes se Shoqates se Botuesve Shqiptare, vecmas te kryetarit Fatmir Toci, i cili gjeti mbeshtetjen e madhe te shqiptareve shtetare te Malit te Zi, ky panair mundi te kthehej ne nje tradite. Ky vit eshte rezervuar per nje nder personalitet me te medha te kultures shqiptare, akademikun Rexhep Qosja. Vepra e tij do te jete ne qender te vemendjes ne kete edicion te panairit, dhe nje mbremje e tere, ajo e se shtunes do t'i kushtohet e gjitha vepres se Qosjes. I ftuar eshte edhe akademiku kroat, me origjine shqiptare, ilirologu Aleksander Stipcev. Ne kete edicion marrin pjese mbi 60 shtepi botuese, me rreth 6000 tituj librash, dhe 500 prej tyre jane tituj te rinj. Panairi do te celet sot ne mbremje, per te vijuar deri ne diten e fundit te muajit korrik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›