E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ardian Nuhiu zyrtarizohet si trajner i ri i Tiranës

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Ardian Nuhiu është trajneri i ri i klubit të futbollit të Tiranës, pas largimit të Roberto Bordin.

46-vjeçari Nuhiu rikthehet sërish në stol një muaj pas largimit nga drejtimi i Gjilanit në Kosovë.

Në karrierën e tij, Nuhiu ka drejtuar Shkupin dhe Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut, si dhe Dritën në Kosovë.

Për të, kjo do të jetë aventura e parë në Shqipëri.

Skuadra bardheblu e ka nisur sezonin me vështirësi. Pas nëntë javëve të para, kryeqytetasit mbajnë vendin e parafundit në renditje, me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›