E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Prrenjasi ndryshon dëshmi: Nuk kam lidhje me zhdukjen e Julian Çelës

prrenjasiGjetja e trupit të 11-vjeçarit Julian Çela duket se nuk do të ndodhë, duke qenë se i dyshuari për vrasjen dhe zhdukjen e tij, Ardian Prrenjasi, ka ndryshuar për të disatën herë dëshminë e vet.

Gjatë një takimi që ka pasur me të vëllanë, sipas gazetës Panorama, Prrenjasi e ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen dhe zhdukjen e Julianit.

Nuk e kam vrarë unë Julian Çelën dhe nuk kam lidhje me zhdukjen e tij, i ka thënë Prrenjasi të vëllait, ndërkohë që deri më tani kishte thënë të kundërtën.

Në rast se e mohon vrasjen dhe zhdukjen e 11-vjeçarit, Prrenjasi mund të dënohet vetëm për ngacmime seksuale, duke qenë se policia dhe prokuroria nuk kanë arritur dot të gjejnë prova për zhdukjen e Julian Çelës dhe kanë vetëm dëshminë e Prrenjasit, e cila tashmë ka ndryshuar./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›