E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Përmet: Rama me rilindësit e tij po provokon popullin

beriKryeministri Berisha, ndërsa ka zhvilluar një takim në Përmet, ka sulmuar kryesocialistin Edi Rama, duke thënë se po provokon popullin me termin e rilindjes.

Na pengoi për mëse 1 vit, që më së fundi u detyrua të votojë ligjet. Alternativa tjetërkëtu nga sheshi i Frashërinjve, dua ti them Edi Ramës, vetëshpallja juaj për rilindas. Shpallja e Tom Doshit për Sami Frashër, Gramoz Ruçin si Naim Frashër, e Ansatas Angjeli si Koto Hoxho nuk ka gjë më të keqe. Ky është një provokacion i pandershëm, i pa denjë, që prek kjo vetëm përmetarët, por shqiptarët në katër anët e rajonit, që kanë të rilindasit shenjtorët e tyre të identitet kombëtar. Së dyti theksoj këtu se për disa miq në këtë shesh që u kujtohen vitet 67-70 të njëjtën përpjekje djallëzore bëri Enver Hoxha që u përpoq të dënonte rilindasit tanë, por e kuptoi se nuk mund ta bënte pa kaluar mbi trupat e shqiptarëve. Hiq dorë, mos i përdhos rilindasit e kombit me Tom Doshin, Gramoz Rucin, Ansatas Angjelin. Bëj alternativën tënde, tha Berisha.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Përmetit të bashkohen me uraganin e fitores, që sipas tij do të bëjë të mundur rritjen e mirëqenies për ta dhe për të gjithë shqiptarët.

Ju ftoj të bashkoheni me ne, në një fitore e cila shqiptarët pa dallime partiake do ti bëjnë anëtar të BE, do ti çojë përpara drejt Europës. Një fitore e cila synon të punësojë qytetarët, të krijojë vende të reja pune. Ju ftoj të bashkoheni me ne në një fitore ku ne synojmë që të gjithë të kenë rroga më të larta dhe një jetë më të mirë. Ftoj qytetarët të bashkohen me ne në një fitore që do të japë më shumë të ardhura. Fitorja e PD do të mundësojë punësimin e të rinjve dhe qytetarëve të Përmetit, do të zhvillojë turizmin në këtë qytet dhe do të shfrytëzohen burimet ujore të këtij qyteti. Po kështu nxënësit e këtij qyteti në sajë të arsimit arsimor do të jenë në nivele të lartë siç do donin frashërlinjtë. Këto janë pjesë e programit të PD-së, tha Berisha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›