Ardiani kualifikohet në TOP-10
Ardian Bujupi është kualifikuar në top-10’she të “Deuchland Sucht Den SuperStar”, në mbrëmjen që është mbajtur këtë vikend.
Këtë javë Ardiani është shkuar në top-10 falë Dieter Bohlen, i cili e ka vlerësuar maksimalisht Ardianin, përderisa Patrick Nuo ka dhënë mendim negativ për djaloshin.
Ardiani në këtë garë është paraqitur me këngën “My Head”, një këngë e cila është duartrokitur fort nga publiku dhe ka qenë njëra prej këngëve më të votuara të radhës.
Javën e kaluar Ardiani ishte kritikuar për sjelljet e tij që kishte pasur kundrejt femrave në këtë spektakël, përderisa kishte interpretuar për mrekulli këngën “Sway” të Micheal Bubble.
Dieter ishte treguar shumë i ashpër duke e kritikuar atë, përderisa dy anëtarët e tjerë të jurisë nuk e kishin bërë këtë. Ardiani kishte kaluar për hir të Patrickut, ndërkaq në natën e kësaj së shtune kaloi për hir të Bohlenit.
Video nga prezantimi i fundit i Ardianit në “DSDS”
Ardian Bujupi in der 1. Mottoshow bei DSDS...
© Deutschland sucht den Superstar-Videos bei Clipfish