Braziliania gjeti krokodilin në dhomën e ndenjjes
Familja braziliane gjeti një krokodil në dhomën e ndenjjes, në shtëpi, pas vërshimeve të cilat goditen qytetin Parauapebas, njoftoi AP.
Nëna mbeti e habitur kur pa krokodilin një metër e gjysmë, pasi vërejti se djali i saj trevjeçar po luante me diçka pas krevatit. Më pas ajo hoqi menjëherë djalin e vogël dhe thirri zjarrfikësit.
“Sikur të kishte qenë i uritur krokodili, djali i vogël do të kish pësuar lëndime serioze ose edhe më keq”, tha zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Luiz Vlaudio Farias.