E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aretha Franklin paralajmëron kthim të shpejtë në skenë

260902Këngëtarja Aretha Franklin nuk ka treguar se çfarë ka nxitur problemet e fundit shëndetësore të saj, por ajo ka njoftuar për një përmirësim prej mrekullie dhe mezi pret që të përformojë së shpejti.Në një bisedë telefonike të martën, Franklin i ka thënë Associated Press se së fundi ajo e ka kryer një skanim të trupit rezultatet e të cilit kanë treguar se shëndeti i saj është përmirësuar për 85 %.

Këngëtarja 71 vjeçare ka anuluar disa koncerte dhe paraqitje publike dhe për këtë ajo ka fajësuar disa trajtime shëndetësore që i janë dashur.

Ajo i ka thënë AP-së se shpreson që të përformojë në Radio City Music Hall në Nju Jork gjatë muajt shkurt. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›