E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk meritoni të shkelni në Greqi, Shkoni në Përmet dhe lironi kishën nga uzurpatorët e djallit

kishaPolicia greke, për shkak të çështjes së Kishës Ortodokse në Përmet, kthyen në kufi rreth një mijë shqiptarë. Ata madje kanë kthyer edhe njerëz të sëmurë, të cilët shkonin për kurim në Greqi, duke shkelur kështu të drejtat e njeriut. I tillës është rasti i Ligur Mana, historia e të cilit sillet nga gazeta Panorama.

Kam qenë i shoqëruar me babain dhe gruan time dhe së bashku jemi nisur nga Tirana për në Athinë me autobus. Nuk shkoj turist, por nga halli që më ka zënë prej kohësh. Babai im është i sëmurë me tumor, po të njëjtin fat gëzon edhe bashkëshortja ime 31-vjeçare. Shkoj në Athinë për të ndërmarrë një kimioterapi mjekësore që kushton më lirë sesa në Tiranë dhe kjo, falë një donacioni. Por, nuk mund të lihet në kufi as gruaja ime dhe as babai im të sëmurë për shkak të kishës së Përmetit, shprehet i përlotur Liguri.

35-vjeçari thotë se ka qenë i pajisur me sasi të mjaftueshme të hollash për tiu përgjigjur refuzimit të kontrollorëve grekë, por edhe kjo nuk ka mjaftuar për të.

Më kërkuan mua e njerëzve të mi një sasi të hollash dhe ia kam deklaruar dhe, në këtë kohë, më thanë që të kthehesha pas. Kur kam kërkuar shpjegime, ma prenë: Kthehu pas se nuk meriton të shkelësh në Greqi ti dhe njerëzit e tu. Shkoni në Përmet dhe lironi kishën nga uzurpatorët e djallit, më thanë grekët, u shpreh Liguri./b.l

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›