Argita Berisha: Padi në gjykatë për akuzat e Edi Ramës
“Të bëjë transparencën e 100 milionëve të bashkëshortes”
-- Argita Berisha Malltezi ka depozituar padi në gjykatë lidhur me akuzat e ardhura përgjatë dy ditëve të fundit në adresë të saj nga ana e Partisë Socialiste. “Z.Rama, si shpifës profesionist prej dy javësh, çdo ditë ke trilluar për të ardhurat e mia të realizuara të gjitha nga burime transparente, të ligjshme, nga veprimtaria profesionale, mësimdhënie në universitete publike e private, botime dhe kërkime shkencore, qira dhe trashëgimi familjare, të deklaruara të gjitha në tatime, ILDKP dhe të verifikuara prej tyre. Zinxhirit të gënjeshtrave iu shtuan tani spekulimet e dy ditëve të fundit, për të cilat, ju njoftoj, se sot kam depozituar padi në gjykate”, vihej në dukje në deklaratën për shtyp të zonjës Malltezi.
Gjithashtu, ajo i dha përgjigje konkrete këtyre akuzave. “Te kujtoj z.Rama se tarifat e subjekteve private, vetëm ne diktatura i caktojnë qeveritë; në vende të lira ato i nënshtrohen tregut të lirë. Dje ti bëre akuzën qesharake për pengese te investimeve private, sot çirresh për tarifat e një aktiviteti privat, njëlloj si 7 vjet me pare bërtisje për rrogën time nga organizata e OKB. Të kujtoj gjithashtu se shqiptarët e dinë mirë se as rroga në OKB dhe as tarifat private, nuk janë hua 100 milionëshe pa interes dhe as pallate në Tiranë”.
Sipas saj, shqiptarët presin që Rama të bëjë transparencën e 100 milionëve të huasë pa interes të gruas tënde, që bashkëshortja Linda Basha, i ka deklaruar në ILDKP pa lëvizje në llogari bankare.
...