E Diel, 1 Nëntor 2026

Argita Malltezi Berisha u kunderpergjigjet akuzave te PS

Argita Malltezi Berisha reagoi sërish sot lidhur me akuzat e Partisë Socialiste në për pasurinë e saj.
Përmes një deklarate të vënë në dispozicion për mediat, vajza e Kryeministrit Berisha nënvizoi faktin se “kreu Rama i kapur nga paniku për të fshehur pasuritë e tij, dhe nën moton shpif shpif se diçka mbetet, ka vënë në përdorim gjithë arsenalin e tij mediatik për të hedhur baltë në vend që të sqarojë kapjen e tij nga interesat e milionave, të padeklaruar prej tij dhe bashkëshortes së tij Linda Basha”.
Sipas saj, opinioni dhe ligji presin nga Rama sqarim për pasurinë e tij dhe të bashkëshortes së tij ai vijon me porcionin e përditshëm të shpifjeve dhe baltës paraelektorale.
Ndërkohë që nuk ka nguruar që të sqarojë lidhur me akuzat e PS-së në adresë të saj, duke e detajuar sqarimin e saj.
“Sa per fijen e kashtes ne te cilen jeni kapur, meqe standarti im i transparencës nuk është ai qe përdorni ju, po sqaroj publikun sa me poshtë: 
1. Biznesmeni ne fjale  6 vjet me pare me ka kontaktuar mua, dhe jo anasjelltas, dhe me ka kërkuar përshkrim ligjor dhe ndihme ne fazën fillestare te hartimit te projektit dhe studimeve tjera qe duheshin per kete faze.
2. CD veprim i zyres sime te avokatisë ka qene teresisht privat dhe nuk ka patur te beje me ndërtim pallati prej 5 katesh ne lulishten e sheshit te pallateve, me leje te firmosura nga ju ne konflikt te hapur interesi per bashkshorten tuaj 
3. Për te gjitha veprimet e zyres sime te avokatise, zoteria ne fjale nuk ka paguar as dhe nje qindarke, ndonëse ai ishte njohur paraprakisht me transparence te plote me tarifat e zyrës. 
4.Zoti Rama tarifat e percaktuara dhe te njoftuara  haptas klienteve ne nje vend te lire jane akt i plote transparence dhe ti me kete nuk mund te justifikosh burimin  e fondit prej 1 milion euro te ndertimit te pallatit nga nje  pensionist dhe nje i vetepunesuar i familjes se bashkeshortes suaj Linda Basha. 
5. Se fundi, z Rama ju nuk mbuloni dot me tarifat e zyres sime te avokatise, te deklaruara paraprakisht klientit ne fjale sic e kerkon praktika e punes, me mos deklarimin e burimit te 100 milion lekeve kredi pa interes te bashkshortes juaj nderkohe qe ligji i deklarimit te pasurive te detyron qartazi per kete”, mbyllet deklarata e vajzës së Kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›