E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi KQZ te veproje ne pavaresi te plote politike

Debatet me tone të ashpra në mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë sjellë reagimin e kreut të delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Seqiu. Për ambasadorin, KQZ duhet të veprojë në pavarësi të plotë politike.
Ambasadori i rikujtoi politikës nevojën për miratimin e 3 ligjeve, që më pas Komisioni Europian të zyrtarizojë propozimin për dhënin e statusit të vendit kandidat.
Javën e ardhshme nis sesioni i ri parlamentar. Në rend të ditës gjatë seancave plenare do të jenë sërish për votim ligjet, të cilat do të afronin më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›