PS e vendosur per te mos votuar tre ligjet

Duke komentuar konfliktet e fundit ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve anëtari i kryesisë socialiste Pandeli Majko i kërkon Partisë Demokratike që të zhvishet nga logjika se pushteti duhet mbajtur me çdo kusht.
Ndërkohë që nga ana tjetër, Partia Socialiste duket e vendosur për të mos votuar tre ligjet e integrimit, pa u zgjidhur çështja e qarkut të Fierit. Për këtë arsye, peticionin qe i kerkon PS te votoje keto ligje, Majko e komenton si të gabuar.
Majko ka ftuar për bashkëpunim të gjithë forcat politike, që sipas tij e ndiejnë veten opozitarë. Qëndrimin e LSI e ka komentuar si refuzim I një partie që sot është në pushtet.