E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argita Malltezi: Rama i kapur nga paniku per lejet e ndertimit

Argita Malltezi ka reaguar serish dje pas akuzave te bera nga opozita ne adrese te saj. Nepermjet nje deklarate per mediat zonja Malltezi shprehet se, “z.Rama ka zgjedhur t’u ofroje shqiptareve si alternative te vetme te politikes se tij shpifjen dhe sulmet e paprincipta spekulative”. Me tej ajo thekson se, “z.Rama beson se mund te fshihet duke pergojuar te ardhurat tona te krijuara nga burime transparente, te ligjshme, te deklaruara ne tatime dhe ILDKP dhe te verifikuara prej tyre. Nderkohe qe burimi i parave te huase 100 milioneshe te gruas se tij mbeti jetim, sikunder dhe burimi i parave te pallatit gjoja te ngritur nga nje pensionist dhe nje i vetepunesuar me te ardhura te pakta, ndersa pretendon se vila e Dajtit po ndertohet me parate e kurbanit”. Sipas zonjes Malltezi, “ z.Rama. i eshte kthyer deshperimisht retorikes se zanfarit, te cilit cdo tarife i eshte ofruar ne perputhje me ligjet e vendit dhe qe prape, ne kundershtim me detyrimet, nuk ka paguar asnje qindarke per sherbimet e ligjshme qe ka perfituar; kjo sepse ti ne panik kerkon te zhurmosh dy lejet e ndertimit te dhena ne konflikt te hapur interesi per familjen e bashkeshortes tende Lindita Basha, akte keto te leshuara dhe ne shkelje te ligjit per urbanstiken, pasi ndertimi prej afro 900m2 eshte ngritur ne sheshin midis pallateve. Kjo eshte menyra jote e abuzimit me pushtetin z.Rama. Ndertues te tjere, te mirenjohur ne Tirane te kane akuzuar boterisht se per te leshuar leje ndertimi u ke kerkuar miliona euro”. Zonja Malltezi ka deklaruar me tej se ajo eshte krenare per cdo hap qe hedhur ne aktivitetin e sja profesional. “Z.Rama, une kam qene dhe jam krenare qe cdo hap te aktivitetit tim profesional e kam kryer ne perputhje te plote me rregullat dhe ligjet ne fuqi dhe kam ndjekur rrugen e punes se ndershme profesionale per te krijuar te ardhurat e mia, sic demonstrojne dhe shembujt qe ti i keq lexon publikisht”, shprehet Argita Malltezi ne deklaraten e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›