E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lapidari i dëshmorëve në Preshevë, mblidhen OVL dhe familjarët e dëshmorëve të UÇPMB

19-01-2013 / Gazeta 55

Takimet e liderëve do të shqyrtojnë situatën aktuale dhe do të vendosin më tej, rreth presioneve të Beogradit për përmendoren e dëshmorëve të luftës. Mediat serbe raportojnë për shtim të numrit të policëve serbë, në të gjitha komunat e banuara nga shqiptarët


Preshevë-- Në takimin e rregullt të krerëve politik që është mbajtur sot në Komunën e Preshevës, së bashku me familjarët e dëshmorëve dhe Organizatës së veteranëve të luftës së UÇMBS-së, është diskutuar rreth situatës së krijuar për pllakën përkujtimore të vendosur në Preshevë. Në takim që ka zgjatur mbi 4 orë, për herë të parë kanë marrë pjesë edhe familjarët e dëshmorëve të UÇPMB-së. Në konferencë për medie, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa njoftoi se takimet do të vazhdojnë edhe më tutje, më sakt nesër ku do të diskutohet rreth vendimit që do të marrë Organizata e Veretarëve të Luftës e cila që do të shqyrtojë gjendjen akutale.


Ndërkohë kërcënimet e Beogradit vazhdojnë. Një ditë pas përfundimit të ultimatumit të Qeverisë së Serbisë për drejtuesit e Komunës së Preshevës që ta largojnë Lapidarin e Dëshmorëve, situata në Luginë të Preshevës ka vazhduar të jetë e tendosur, ndërsa, është raportuar për shtim të numrit të policëve gjithandej komunave të populluara me shqiptarë. Pllaka me emrat e ushtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (ULÇPMB) është vendosur në qendër të qytetit të Preshevës më 28 nëntor të vitit të kaluar, përkatësisht në ditën kur Republika e Shqipërisë ka festuar njëqindvjetorin e themelimit të shtetit.


Ndërkaq, web-site Presheva.com ka përcjellë situatën kohë pas kohe, duke publikuar fotografi drejtpërdrejtë në mënyrë kronologjike në Facebook nga qendra e qytetit, ku është ngritur lapidari i UÇPMB-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›