Olldashi: Ne 8 vite ndryshuam imazhin e Shqiperise
Partia Demokratike ka festuar dje 22 vjetorin e krijimit te deges se saj ne Fier. Ne aktivitet ishin drejtues lokal te PD, deputete te kesaj force politike si dhe ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi. Ne fjalen e tij, ministri Olldashi u shpreh se 22-vite me pare themeluesit e PD-se ne kete qytet kishin nje sfide te veshtire per te vendosur demokracine ne vend. “Ishte nje mision i veshtire, sfidues, qe kerkonte guxim, trimeri e mencuri per te kuptuar se qytetareve te ketij vendi do t'i jepej ajo qe u ishte mohuar per 50 vjet me radhe, liria per te ecur perpara, liria per te ecur drejt nje te ardhme me te mire, drejt Europes", tha Olldashi. Ministri eshte ndalur dhe ne investimet qe jane bere ne kete qytet gjate tete viteve duke shtuar se arritjet jane te prekshme nga te gjithe. “Ne ne 8 vjet kemi realizuar rreth 600 milione euro investime ne qarkun e Fierit. Kemi ndertuar rreth 570 km rruge, nga te cilat rreth 260 km rruge nacionale dhe 310 km rruge rurale. Kemi ndertuar rreth 91 shkolla, me qellim persosjen e cilesise se mesimdhenies dhe kemi mire menaxhuar sistemin arsimor si faktori baze per zhvillimin dhe perspektiven e shoqerise”, tha Olldashi. Gjithashtu Ministri Olldashi, ka sulmuar edhe bashkine e Fierit ne lidhje me mungesen e investimeve per lumin e Gjanices, e cila ka sjelle edhe permbytjen e dhjeterave shtepive, duke thene se, bashkia nuk eshte ekip futbolli qe te kerkoj sponsor per Gjanicen.