E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argita dhe Shkëlzen Berisha: Rama njeh vetëm institucionin e shpifjes, të shpjegojë origjinën e 100 milionë lekëve

07-01-2013 / Gazeta 55

Argita Malltezi Berisha dhe Shkëlzen Berisha, fëmijët e kryeministrit i janë përgjigjur akuzave nga selia rozë, për pasurinë e tyre. Në deklaratë të posaçme, thuhet se kryetari socialisti Edi Rama, vazhdon të shpifë dhe të akuzojë pa fakte, në vend që të përgjigjet mbi burimin e 100 milionë lekëve, shumë të cilën, sipas tyre, bashkëshortja e kryesocialistit i ka marrë në formë dhurate.
“Në ndryshim nga bashkëshortja jote që është shqiptarja e vetme që merr dhurata në formë huaje pa interes prej 100 milionë lekësh, të thata në dorë dhe jashtë rrugëve bankare, ne çdo fitim tonin e kemi jo dhuratë, por nga puna jonë, jo të falur nga njerëz të njohur apo anonimë, por të fituar nga puna me subjekte të licensuara. Në ndryshim nga bashkëshortja jote z Rama, çdo qindarkë të fituar e kemi të xhiruar në rrugë bankare dhe të tatuar nga organet tatimore dhe të deklaruar në ILDKP, por problemi i juaj z Rama është se ju njihni vetëm institucionin e shpifjes. Për të gjitha shpifjet, zëdhënësi yt i paguar pengohet nga ti për tu paraqitur para trupit gjykues”, citohet në deklaratë.
Njëkohësisht fëmijët e Kryeministrit i përsëritën sërish pyetjen kreut të PS-së: Kush është bujari që i ka dhuruar bashkëshortes tuaj 100 milionë lekë pa interes??? Si ka mundësi që këto para janë dhënë në dorë z. Rama dhe jo në rrugë bankare? Ku i mbani ju dhe bashkëshortja juaj këto para z. Rama, përderisa ato nuk figurojnë në llogaritë tuaja bankare?”
Në reagimin e tyre, Argita dhe Shkëlzen Berisha theksojnë se prej 7 vitesh, në zbatim të ligjit, ata kanë bërë deklaratat e tyre të pasurisë pranë institucioneve shtetërore, të cilat kanë verifikuar dhe kanë certifikuar korrektësinë e tyre në raport me ligjin dhe konfliktin e interesit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›