E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, njeriu që jeton me dhurata!

07-01-2013 / Redaksionale

Kreu i PS ka ngrirë një llogari prej 3 mijë eurosh të cilën s’e harxhon prej 7 vitesh, dhe jeton veç me “dhurata”. Dikush i blen xhaketën, dikush pantallonat, dikush këpucët e me kalendar edhe e bujnë në shtëpitë e shoshoqit. Njëherë në Pezë, njëherë tek Zogu i Zi... Tani me metodën e të jetuarit me “dhurata” shihet se ka mësuar edhe gruan, së cilës po i shtohen dhuratat në deklaratën e pasurisë


Në konferencën e parë virtuale për këtë vit, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i është përgjigjur në mënyrë selektive pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetin social “twitter”. Synimi shefit të opozitës ishte për të bërë një makijazh të pastër të profilit të tij publik. Dhe një prej pyetjeve të kërkuara për t’ju për përgjigjur (dhe në këtë mënyrë stukonte imazhin) ishte sesi ai jetonte veç me 3 mijë euro në bankë prej 7 vitesh. Ndërsa kreu i PS Rama i është përgjigjur atij se, “pasuria ime s’është 3 mijë EU, ky është spekulim i turpshëm. Kush me njeh e di qe paraja nuk më ka lidhur kurrë pas vetes. S’jetoj për të bërë para, po për të mos ikur pa lenë gjurmë!”. Faktikisht, nuk është faj i Ramës që në realitet i ndodh e kundërta, bëj para dhe s’lë gjurmë. Faktikisht, Edi Rama pohon se pasuria e tij nuk është 3 mijë euro, pra, logjikisht mund të jetë më pak ose më shumë se 3 mijë Euro. E vërteta është se transparenca për pozitën financiare të kreut të opozitës është në nivelin më të ulët. Kemi të bëjmë më një politikan të profilit të lartë që ka qeverisur për 13 vjet, Ministri, Bashki e Parti dhe nuk bën të ditur pozitën e tij financiare. Sa është realisht pasuria e Edi Ramës? Deri më tani nuk dihet. Ajo që dihet është se Edi Rama jeton me dhurata nga njerëz anonimë që i dhurojnë bashkëshortes Lindita Rama (ex-Xhillari) shifrën 100 milion lekë pa kurrfarë interesi. Mjafton të shikosh deklarimin e pasurisë së gruas së tretë të Edi Ramës, në ILDKP, për të konstatuar që në 13. 10. 2009 dhe në 28. 10. 2009, znj. Lindita Basha ka lidhur një kontratë huaje (pra, borxh) pa interes në shifrat 30 mijë dhe 40 mijë euro me njerëz anonimë, të pa deklaruar. Vëmendje, jo nga banka, por nga financiatorë anonimë. Janë të njëjtit financiatorë anonimë që paguan faturën e dasmës së kryetarit të PS me 600 të ftuar te restorant “Xibraku”. Janë të njëjtit financiatorë anonimë që paguan unazën e martesës prej platini të Linda Bashës. Janë të njëjtit financiatorë anonimë që u dhurojnë çiftit Rama herë pushime në Dubai e herë në resortet e Alpeve italiane. Megjithatë me ligjin e miratuar së fundmi në parlament, ILDKP-ja ka të drejtë të hetojë imtësisht për dhuratat që u bëhet zyrtarëve të lartë, parlamentarëve dhe njerëzve të veçantë me pozita publike. Padyshim se një hetim jo fort i vështirë për dhuratat e kreut të opozitës do të zbulonte biznesmenët që i dhurojnë Edi Ramës miliona pa interes, apo më shkoqur  xhaketa, pantallona, këpucë e kravata shumëngjyrëshe. Duhet të ekzistojë një dikush që i blen xhaketën, një dikush që i blen  pantallonat, dikush këpucët e me kalendar edhe e bëjnë në shtëpitë e shoshoqit. Përpara se të martohej, kryetari i PS jetonte paq në kullën e Myslym Pezës, më pas tek Zogu i Zi, ndërsa sot jeton me qira në pallatin e ndërtuar nga djemtë e një deputeteje të PS. Sidoqoftë kompleksi i “Midës” që ka Edi Rama sinjalizon për natyrën jo transparente të dhuratave anonime. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›