KQZ miraton vendimin për anëtarin e shtatë të KZAZ
Projekt vendimi u miratua në mënyrë unanime me 7 vota "pro"
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar mbledhjen e parë për vitin 2013 ku edhe ka vendosur me konsensus të plotë dhe votat e 7 anëtarëve përbërjen e anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 23 qershorit.
Më 7 vota pro, KQZ vendosi që Partia Demokratike dhe ajo Socialiste të kenë nga 2 anëtarë në KZAZ, ndërsa LSI dhe PBDNJ nga 1 anëtar.
Per te vendosur shumicen ne komisione u hodh shorti per anetarin e 7-të. Sipas shortit, PD-ja do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve në komisionet me numër çift, ndërsa PS të propozojë anëtarin e shtatë në KZAZ-të me numër tek.
Pra, nga 89 KZAZ që do të ngrihen per zgjedhjet e qershorit, PS do të ketë shumicën e anëtarëve në 45 komisione, ndërsa PD në 44 të tilla.