Argjentina Ramosaj dhe ''miku'' special

Ka kaluar rreth një vit qëkur Argjentina Ramosaj është ndarë nga i fejuari i saj Valoni dhe që nga ajo kohë këngëtarja është përfolur për lidhje dashurie, të cilat në vazhdimësi i ka mohuar.
Por si duket, megjithatë ajo ka gjetur miqësi të ngushtë me një djalë, me të cilin është parë e shoqëruar në një nga kafiteritë në Prishtinë. Bëhet fjalë për një intimitet që është vërejtur në mes të të dyve, i cili na bën të mendojmë se këtu ka diçka më shumë se sa vetëm miqësi.
Ndryshe, Argjentina po punon me ‘’Threedots production” në realizimin e dy këngëve të reja, që pritet të publikohen gjatë verës. /Indeksonline/