E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentina Ramosaj, me projekte të reja

Teksa po afrohet vera, artistët e estradës tonë po nguten që të prodhojnë sa më shumë hite verore në mënyrë që vera ti gjej të përgatitur e të gatshëm, për të qenë pjesë e koncerteve brenda e jashtë vendit, me hite të reja.

Është Argjentina Ramosaj ajo e cila duket se shumë shpejt do të publikojë këngë të re, të paktën duke u bazuar në atë se çfarë ka shkruar në rrjetet sociale.

“Shumë shpejt me projekte të reja”, ka shkruar Ramosaj në Twitter duke bashkëngjitur edhe një fotografi të saj me producenti Flori Mumajesi.

Nga kjo kemi kuptuar që Argjentina do të bashkëpunoj me Mumajesin për projektet e reja që me gjasë do të vinë si hite verore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›