Argjentina, Scaloni: Messi është mirë

“Reagimi i skuadrës ishte i menjëhershëm. Ky grup ka të gjitha shanset për t’u rikthyer, ne nuk kemi asnjë dyshim për këtë. Ne po vlerësojmë alternativat për lojën tonë, por jo për mënyrën tonë të lojës. Me gjasë do të bëjmë një variant, por ne do të vendosim në fund”. Kështu Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës, flet në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Meksikës, një sfidë absolutisht vendimtare për Albiceleste.
Për Meksikën: “Ata janë një ekip i shkëlqyer, me një ide shumë të qartë të lojës. Një ekip sulmues me një trajner të madh… Por ne e kemi të qartë se duhet të vazhdojmë gjithsesi dhe ta përballojmë ndeshjen ashtu siç e kishim planifikuar. Është një ndeshje futbolli në të cilën një vend i tërë pret shumë nga ne, por nuk kam dyshim se do të japim gjithçka deri në minutën e fundit që jemi në fushë”.
Gjendja e Messit: “Ai është mirë, dhe më shumë se kurrë kemi nevojë për të gjithë tani, por jam i sigurt se gjithçka do të jetë mirë. Nuk kemi asnjë dyshim për këtë. Fizikisht ai është mirë, moralisht është mirë. Nuk ka asnjë problem”.