Vendi organizator eliminohet: Katari, si Afrika e Jugut në 2010

Humbja ndaj Senegalit në ndeshjen e dytë të grupit A, që pason atë ndaj Ekuadorit, i kushtoi Katarit eliminimin me një ndeshje akoma për të luajtur. Për herë të dytë në 22 Botërorë, vendi pritës u eliminua në fazën e parë. Përpara ditës së sotme ishte vetëm në komandë Afrika e Jugut në vitin 2010, por Bafana Bafana – ndryshe nga katarianët – luftoi për kualifikim deri në ndeshjen e fundit të grupit, duke u larguar pavarësisht 4 pikëve të fituara me Meksikën dhe Francën.
Katari sigurisht që do të ketë të dhëna më të dobta, duke qenë se në rast të një fitoreje (të pamundur) ndaj Holandës, mund të përfundojë me maksimumi tri pikë. Ndërkohë, Katari ka dhe një rekord tjetër genativ, pasi u bë skuadra e parë pritëse që humbi dy ndeshje në fazën e grupeve të një edicioni të vetëm të Kupës së Botës.