Argjentina fluturon me Lautaron, Brazilit dhe Uruguaj bëjnë poker

Në kualifikueset e Amerikës së Jugut për “Katar 2022”, Brazili dhe Uruguai janë treguar të papërmbajtshëm. Selecao, tashmë e sigurt për vendin në Kupën e Botës, mposhti Paraguajin 4-0 me Raphinha, Coutinho, Antony dhe Rodrygo, ndërsa Celeste kapërcyen 4-1 Venezuelën me Bentancur, De Arrascaeta, Cavani dhe Suarez dhe zënë vendin e katërt.
Brazili fiton dhe mbetet i pari në +4 ndaj Argjentinës, ndërsa Paraguai zbret në -8 nga vendi i pestë dhe i thotë përfundimisht lamtumirë Kupës së Botës. Uruguaji ngjitet në kuotën e 22 pikëve dhe pozicionohet në vendin e katërt, duke kaluar në -3 nga vendi i tretë, Ekuadori. Celestes do t’i duhet vetëm të mundë Perunë në raundin tjetër për të garantuar pjesëmarrjen në Katar 2022.
Argjentina ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Kolumbisë. Është Lautaro Martinez që vendos fatin e ndeshjes përballë një kundërshtari në krizë, pa fitore dhe pa gola për 7 raunde. Sulmuesi I Interit e zhbllokoi sfidën në minutën e 29-të. Argjentina, tashmë e sigurt për fluturimin drejt Katarit, mbetet e dyta me 35 pikë.
1-1 mes Perusë dhe Ekuadorit: Flores i përgjigjet Estradës. Ekuadorit i mjafton një barazim në ndeshjen e radhës në shtëpinë e Paraguait tashmë të eliminuar, ndërsa Uruguai-Peru bëhet ndeshja e vitit për Celeste dhe për djemtë e Gareca.
Renditja:
Brasile 39
Argentina 35
Ecuador 25
Uruguay 22
Perù 21
Cile 19
Colombia 17
Bolivia 15
Paraguay 13
Venezuela 10
Katër të parat kualifikohen drejtpërdrejt për Katar 2022. E pesta do të diskutojë për një biletë me fituesen e grupit të Oqeanisë.