E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina fluturon në Botëror

Goli i mesfushorit Bolatti 5 minuta para përfundimit të ndeshjes çoi në delir trajnerin Maradona dhe të gjithë Argjentinë, megjithëse edhe një barazim do t’i kualifikonte direkt ata pasi Ekuadori u mund 1-0 nga Kili. Pas ndeshje Maradona u irruta shumë me gazetarët duke i ofenduar: “Mund të vazhdoni akoma të lëpini edhe pas fitores... Më keni trajtuar pa respekt, nuk kam dëshirë ta ndaj me ju gëzimin e kësaj fitoreje”.

Ndërsa Uruguai u rendit i pesti në grup dhe i duhet të ndeshet me Kosta Rikën në nëntor për të parë se cila nga të dyja skuadrat do të kualifikohet për në Botëror.

Leo Mesi edhe njëherë zhgënjeu si gjithmonë kohët e fundit me kombëtaren, ndërsa Veron megjithëse jo në një formë shumë të mirë, arriti të neutralizonte uruguaianët.

"Është një privilegj të arrish të çosh Argjentinën në Botëror. Dua të falënderoj vetëm tifozët”, ulëret Diego në fund të ndeshjes, por pa saktësuar nëse do të jetë akoma në stolin e kombëtares argjentinase. “Duhet të flas me Grondionën”, përgjigjet ai shkurt.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›