E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers takim sekret me Ina Ramën

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave dhe asgjë nuk dihet konkretisht se për çfarë kanë biseduar.

Ambasadori amerikan ka hyrë dje rreth mesditës në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku ka qëndruar rreth një orë. Burime pranë këtij institucioni thonë se takimi është zhvilluar pas kërkesës së diplomatit amerikane.

Jo zyrtarisht thuhet se takimi ka pasur për qëllim thellimin e bashkëpunimit midis organit hetues me institucionet homologe të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, thuhet se është diskutuar edhe për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›