E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Italia interes të madh për energjinë në Shqipëri

Ministri Prifti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë veçanërisht sektorit energjetik dhe SME-ve, duke e cilësuar Italinë si partnerin kryesor të bashkëpunimit ekonomik.

Ai i konsideroi lidhjet ekonomike ndërmjet dy vendeve si lidhje historike dhe të konsoliduara. “Italia është vendi i parë donator në projekte të kooperimit duke bërë të mundur ndërhyrje direkte në sektorë si infrastruktura, transportet, energjia, shëndëtsi, etj. Italia është gjithashtu bashkëfinancuese në kuadrin e programeve për bashkëpunim ndërkufitar të cilat janë një impenjim shumë serioz për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve të zonës së Adriatikut”, tha ministri i Ekonomisë së Shqipërisë.

Prifti vuri në dukje interesin e madh të treguar mbi sektorët e energjisë, në industrinë e çimentos nga bizneset italiane në Shqipëri duke përmendur edhe projektet e mëdha të licencuara nga Enti Rregullator i Energjisë për prodhimin e energjisë nga era.

Për këtë theksoi Z. Prifti, nevojitet edhe një investim i ri në linjat e interkonjeksionit, për të ofruar një klimë biznesi të përshtatshëm dhe plot lehtësira si ne "start-up" edhe gjatë menaxhimit të këtij lloji biznesi duke vendosur theksin ne impaktin mjedisor. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›