Argjentina, mbulohet nga reshjet e dëborës
Një mot i ftohtë e i lagësht ka përfshirë pjesën më të madhe të Argjentinës gjatë orëve të fundit. Reshjet e dëborës kanë mbuluar vendin duke krijuar një shtresë të bardhë në këtë vend, ku banorët e shohin shumë rrallë nëj fenomen të tillë. Fronti i të ftohtit me origjnë nga rrymat e Antarktikut, ka sjellë erëra të forta dhe temperatura të ulëta nën zero gradë celcius për pjesën më të madhe të vendit. Për banorët e Coronel Pringles, një komunitet i vogël bujqësor me hapësira të gjelbëra, reshjet e dëborës janë pritur me entuziazëm, pasi nuk ndodh shpesh që të bjerë dëborë. Disa centrimetra dëborë janë regjistruar në këtë vend i cili nuk shtrihet shumë lart nivelit të detit. Banorët vendas kanë dalë nëpër rrugë duke shijuar këtë panoramë ndër autoritetet lokale kanë bërë thirrje për të treguar kujdes në pilotimin e makinave. Reshjet e dëborës nuk kanë mundur të arrijnë deri në kryeqytetin e vendit, Buenos Aires.
Moti i keq ka përfshirë gjithashtu edhe Poloninë, ku për pasojë kanë humbur jetën të paktën 8 persona. Bilanci iri i viktimave është bërë i ditur nga mediat lokale. Në vend ka shumë linja elektrike të dëmtuara, pemë të thyera e rrugë të bllokuara, ndërkohë që ka edhe shumë të plagosur.