E Diel, 1 Nëntor 2026

Geekie: OKB nuk ndryshon qëndrim ndaj statusit të Kosovës

Qëndrimi i Kombeve të Bashkuara ndaj statusit të Kosovës mbetet i pandryshuar e neutral, ka thënë zëdhënësi i UNMIK-ut, Russel Geekie. Ai konsideron se OKB-ja nuk është përjashtuar në Kosovë, dhe e ka përshkruar si të natyrshme që Bashkimi Evropian ka marrë një rol me të rëndësishëm, duke marrë parasysh perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.Në një intervistë për gazetën Danas, ai ka thënë se roli i UNMIK-ut është të ndihmojë në zgjidhjen e disa problemeve teknike në mes të Beogradit dhe Prishtinës. "Për të shmangur vakumin dhe jostabilitetin, Misioni (i UNMIK-ut), do të vazhdojë të luajë rolin e tij dhe në rastet kur të tjerët nuk e dëshirojnë këtë gjë, sikur që është tashmë rasti me rolin administrativ të UNMIK-ut në veri të Kosovës dhe krijimin e kushteve të nevojshme që Kosova të fitojë përfaqësimin në Interpol", ka thënë Geekie. Duke komentuar fatin e planit gjashtë-pikësh për Kosovën të cilin e kishin arritur Beogradi dhe OKB-ja ai ka thënë se në këtë proces tashmë janë përfshirë shumë faktor ndërkombëtar, në mesin e të cilëve edhe Bashkimi Evropian. "Bashkimi Evropian tashmë ka rol operativ në polici, kujdeset për sundimin e ligjit dhe është shumë aktiv në terren. "UNMIK-u, edhe pse nuk ka rol kryesor siç kishte dikur vazhdon të ofrojë mbështetje për përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve praktike prej të cilave përfitojnë të gjitha palët", ka thënë Geekie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›