Brenda 3 muajve 5 milion të papunë në BE
Gjatë tremujorit të parë 2009, përqindja e papunësisë e të rinjve nga mosha 15 deri në 24 vjeç, korrigjuar nga variacionet sezonale, është rritur me 18,3 për qind në 27 vendet e Bashkimit Evropian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2008, papunësia është rritur me 3,7 pikë të përqindjes kundër një rritje me 1,5 pikë për përqindjen globale. Gjatë tremujorit të parë të 2009-s papunësia është rritur me 8,2 për qind.
Vetëm në 16 vende të zonës euro, përqindja e papunësisë e të rinjve është rritur 18,4 për qind në tremujor, kundër 8,8 për qind për papunësinë totale. Në total, rreth pesë milionë të rinj ishin të papunë gjatë tremujorit të parë në Bashkimin Evropian dhe 3,1 milionë në zonën euro kundër 2,5 milionë gjatë tremujorit të parë 2008. Përqindja e papunësisë e të rinjve është rritur në në të gjithë vendet e BE-së, përveç në Bullgari me 13,5 për qind.
Rritjet më të mëdha të papunësisë janë vërejtur në Letoni nga 11,0 për qind gjatë tremujorit të parë 2008 në 28,2 për qind gjatë tremujorit të parë 2009, në Estoni nga 7,6 për qind në 24,1 për qind dhe në Lituani nga 9,5 për qind në 2008 në 23,6 për qind në 2009'', nënvizoi Eurostat. Rritjet më të pakta të papunësisë janë regjistruar në Gjermani nga 10,2 për qind në 10,5 për qind dhe në Poloni nga 17,8 për qind në 18,2 për qind.