E Enjte, 5 Nëntor 2026

Argjentina, mjafton Di Maria: Katari është më afër

Argjentina pushton “Campeon del Siglo” të Montevideos dhe I afrohet akoma më shumë “Katar 2022”, që Brazili e ka realizuar si objektiv 24 orë më parë. Por rezultati i ndeshjes ndaj Uruguajit, i vendosur nga një perlë e Di Marias pas 7′, pikturon një realitet diametralisht të kundërt me atë që u pa në 95′ e luajtur. Albiceleste, në fakt, sjell në shtëpi suksesin që vlen për rezultatin e 26-të të dobishëm radhazi falë pritjeve të Emiliano Martinez dhe ortekut të mundësive të humbura nga kundërshtarët, të ndalur edhe nga fati i keq dhe një lloj ankthi i performancës i diktuar nga renditja e lëkundur.

Pa Messin, I aktivizuar vetëm në çerekun e fundit, Lautaro mezi shihet dhe Dybala jep asistimin e fitores, por del pas pushimit për shkak të një problemi fizik. Por Scaloni ende mund të buzëqeshë për një objektiv që tashmë është pothuajse i arritur: tri pikë të tjera (ndoshta do të fitohen kundër Seleçaos të martën mbrëma) dhe kualifikimi botëror do të jetë matematikor. Nga ana tjetër, gjërat komplikohen për Celeste, e cila zbret në vendin e gjashtë për diferencë golash pas Kilit dhe Kolumbisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›